Pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur sot një tur takimesh për të larguar Lulzim Bashën dhe sipas tij rikthimin e PD-së dikurshme.
Gjatë takimit në Tiranë, Berisha ka përmendur të gjithë emrat e demokratëve që janë në mbështetje të tij.
Sali Berisha: Ish-Presidenti Bujar Nishani, i pranishëm në takim, ish-sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata, ish deputetët Klevis Balliu, Gent Strazimiri, Aldo Bumci, Astrit Veliaj, Anton Frroku, Keltis Kruja, Albina Deda, Liljana Elmazi si edhe Arbjola Halimi.