E quajnë Orjela Sulajmani dhe po shndërrohet në një nga figurat e dashura të ekranit, edhe pse për momentin prezanton vetëm motin në një prej televizione informative në vend si “ABC” News.
Dikur Ori, siç parapëlqen ta thërrasin miqt, ka punuar si spikere lajmesh pranë “Scan” Tv.
Ajo u ka bërë përshtypje mjaft personave, të cilët shkruajnë se hapin televizorin vetëm për të parë motin dhe se do të donin që prezantimi i motit të zgjaste pak më shumë.
Siç mund ta shikoni edhe nga fotot më poshtë, Orjela është mjaft joshëse, edhe pse vihen re lehtësisht ndërhyrjet që ka bërë në pjesën e buzës.
Me një trup joshës dhe elokuencë në të folur, Orjela Sulejmani duket se do të jetë “bisha” e re e showbizit.