Kreu i Republikës së Re Lulzim Basha, ashtu siç e ka paralajmëruar edhe më parë edhe CNA.al, po mundohet të bëjë një sërë videosh për të përmirësuar imazhin e tij publik.
Për këtë po kujdeset në veçanti një kompani izraelite e ardhur në selinë e PD-së enkas për këtë punë, gazetarja Desada Metaj në rolin e koordinatores në krah të Lulzim Bashës, dhe bashkëshortja e tij Aurela.
Një zhurmë e madhe u krijua nga vizita e Bashës në Qytetin Studenti, pasi vizitoi dhomën e disa “studentëve” në konvikt.
Por kush janë ata që ai i quan studentë?
Zbulohet se njëri prej të rinjve quhet Xhesian Shazimani dhe është një palo gazetar sipas tij i diplomuar për gazetari në universitetin e Elbasanit, një ish i punësuar si gazetar te “Syri” i Zenit dhe Çim Pekes dhe së fund te gazeta e kryetarit të partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhimës, “Shekulli”.
Xhesian Shazimani e deklaron hapur në profilin e tij personal në rrjetet sociale, se punon në gazetën “Shekulli”, madje ka publikuar edhe disa artikujt të kësaj medie.
Natyrshëm lind pyetja, çfarë e lidh gazetarin e Kokëdhimës me Lulzim Bashën dhe me skenaret e tij për të rilindur figurën politike?