Lulzim Basha në një prononcim për mediat nga selia blu ka reaguar në lidhje me dorëzimin e firmave nga ish-kryeministri Sali Berisha një ditë më parë për të thirur Kuvendin Kombëtar.
Basha tha se PD nuk do të merret me hallet personale të Berishës. Ndërsa shtoi se ka informacione se Berisha ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për të bërë një “puç” në Partinë Demokratike.
“Berisha ka qenë për një kohë të gjatë kreu i PD-së, e njeh shumë mirë statutin dhe i njeh shumë mirë rregullat e partisë. E di shumë mirë se si vihen në lëvizje mekanizmat e Kuvendit. Jam thellësisht i zhgënjyer nga tallja që u ka bërë dje demokratëve.
Nëse do t’i kishte mbledhur firmat, do t’i kishte dorëzuar sipas statutit, në mënyrë që të nisnim procedurën statutore. Por, nuk e ka bërë këtë gjë pasi e gjitha ka qenë një blof. Atë që e nisi si betejë për demokratizimin e PD-së, përfundoi si betejë për hallet e tij personale”, u shpreh Basha.
Të njëtën gjë thotë dhe Berisha,yioqsuxdcsghjkld madje një nga tellallët e Saliut deklaroi se Luli ka post ministror ne qeverinë Rama.
Kjo sjellje e dy pretendentëve për kryetar ia lehtëson punën Ramës për t’i mundur pa i lodhur dhe duke marrë dhe merita që nuk i ka.