3 mijë të vdekur, 3 mijë e 500 apartamente dhe shtëpi të humbura, bagëti të therrura që u shitën për të depozituar paratë te firmat piramidale, 260 mijë familje të përfshira në këtë marrëzi kolektive ose 1,8 mln shqiptarë dhe mbi 1,3 mld euro; një bilanc I hidhur që në vitet e para të tranzicionit shqiptar. Por kush ishin fajtorët? A mund të shmangej tragjedia?
“Por më e keqja është se kishin një sistem organizimi të njëjtë të gjitha, veçanërisht kompanitë e mëdha. Kishin krijuar drejtori thesari brenda firmës, kishin kasaforta marramendase, është e vajtueshme. Duhet të jetë një mësim i madh. Memoria financiare mbaron shpejt, por tragjedia nuk harrohet.
Këtë ngjarje të mëdha të kësaj periudhe ishte ajo periudhë kur gjithkush kishte të drejtën morale të fliste hapur që njerëzit të kuptonin të ndalojmë këtë aktivitet dhe të bllokojmë gjendjen financiare dhe të shohim mundësitë e rekuperimit të tyre.
Përgjegjësi kryesor i lejimit në vazhdimësi është shteti, janë strukturat shtetërore të asaj periudhe. Nuk mund të them që veprojnë vetëm me urdhër të kompetentit, kompetenti nuk të linte të dilje kundër rrymës së përgjithshme që ai kishte dhënë përparësi. Njerëzit nuk i bëheshin problematikë.
Duhej të bllokonte altivitetin e gjithsecilës, si mund të mos kishte përgjegjësi” u shpreh Farudin Arapi, Kreu i Kom. të administrimit të fajdeve (1997-2005)
“Unë besoj që u bënë disa përpjekje pasi ato u bënë sunduese, por unë nuk besoj që qeveri I kishte pjesë të politikës së saj ekonomike.Ajo i toleroi vetëm për mbivendosjen” u shpreh Arben Malaj, ishgminister financash
Por presidenti i asaj kohe do të pohonte se firmat piramidale kishin marrëdhënie individuale me individët dhe nuk ishte përgjegjësi e shtetit.
“Qeveria duhet të kishte marrë masat e duhura kur fenomeni të mos kishte marrë përmasat e një orteku çfarë do të thotë ë duke e ndjekur ecurinë e fenomenit, para se individët të arrinin në atë shkallë angazhimi të kapitaleve të tyre private, të shesin gjithë pasurinë individuale në emër të pasurimit të shpejtë , rrugë të shkurtër drejt suksesit dhe pasurimit nuk ka perveçse me risk tepër të lartë.
Firmat piramidale kanë ekzistuar që në fillimet e tranzicionit, firmat u bënë edhe instrument të betejave politike, kane qenë edhe sponsor të fushatave elektorale, në këtë kuptim kanë qenë pjesë e kësaj loje politike. Sidoqoftë nëse edhe pas zgjedhjeve nga maji deri në momentin e shembjes së firmave piramidale, ka patur kohë për ti vënë ato nën kontroll” u shpreh eksperti i ekonomisë Selami Xhepa
Është mirëpranuar nga të gjithë që përgjegjësi i asaj katastrofe të pashlyeshme nga kujtesa e shqiptarëve ka qenë shteti, i cili nuk i ndali firmat dhe nuk u bllokoi paratë dhe pasuritë edhe pas thirrjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Patjetër që mund të shmangeshin sepse specifika e piramidave në Shqipëri është se nuk u bënë fshehurazi. Mashtrimi është një mjet që ndodh kudo. Këto forma të mashtrimit të krreditimit apo të huadhënies në mënyrë të rreme apo të huamarrjes ndodhin kudo, por kur zbukohen goditen.
I godet kodi penal i çdo vendi. Në Shqipëri u bënë publikisht, u krijua idea që ishte një proces normal I tranzicionit sepse në tranzicion mund të ketë edhe fitime të mëdha të pajustifikuara. Piramida zëvendësoi sistemin bankar. Bërja publike me dijeni e ubstitucionevee dhe përhapja masive ishin dy specifikat e piramidave shqiptare.Përgjegjës dihet kush është: ai që qeveris.
Kur je në dijeni të një mashtrimi dhe nuk vepron, kaq. Mjafton. Kanë dashur të justifikojnë se mungonte ligji, por mungonte ligji për ti ligjëruar, jo mbyllur. Një proces i paligjshëm nuk ka nevojë për ligj. Ai është I paligjshëm dhe ndalet”u shpreh Skënder Gjinushi, ish politikan.
Ndryshe prej firmave të tjera, firmës “Sude” nuk iu bë inventarizimi edhe pse ajo shpalli falimentin që në fakt gjyakata ia njohu në 2013-ën.. Prej saj nuk u kthye asnjë lek, të gjitha ikën.
Por asokohe shumë dokumente u dogjën dhe 210 mln dollar mungonin nga bilanci I firmave piramidale, pra queshin të humbura.
“Këto shoqëri kaq të këqija në mashtrimin e njerëzve, sa kur nisën trazirat, u larguan nga territori i Shqipërisë. Grabitën edhe kapitalet. Kur pyesnim ndonjëherë në aeroportin Nënë Tereza me valixhe lëvzinin paratë e njerëzve jashtë territorit. Si mundet të mos ushtrohet asnjë kontroll për paratë e qytetarëve shqiptarë. Edhe pse janë dënuar nuk kanë bërë vuajtje dënimi e as interpole nuk I ka kërkuar” u shpreh Farudin Arapi, Kreu i Kom. të administrimit të fajdeve (1997-2005)
Firmat e tjera në të njëjtën kohë ushtronin aktivitetin, por shumë shpejt aktivitetin e tyre financiar e kufizuan, duke i lejuar të merrnin nga bankat vetëm 30000 dollarë në ditë duke qenë e pamundur të realizonin aktivitetin. Protestat pushtuan të gjithë vendin.
Të gjitha forcat ushtarake përdorën fuqinë e tyre për t’i shtypur protestat. Pronarët e firmave u arrestuan. Ata u zëvendësuan me administratorë të vënë nga shteti, duke u bërë kështu ata zotër të parave dhe pronave të firmave, pra të popullit. Shqiptarët që kishin lënë paratë në këto firma mashtruese nuk patën asnjë rol.
“Parandalimi, liderët duhet të marrin vendim përpara se fenomeni të ndodh. Nëse kemi një skemë piramidale ajo menaxhohet, por nëse gjithë ekonomia funksionon si skemë piramidale, ajo është një tragjedi. Nuk ka rëndësi arsimimi profesional në lidership, por çfarë integriteti individual dhe a ndjen përgjegjësi personale dhe politike me mosveprimin tënd që shkakton viktima dhe vuajtje popullit tënd.
Tolerimi apo justifikimi që ishte e pamundur të imponoje Berishën për mua nuk është I justifikueshëm për kolegët e mi, që në atë kohë duhet të kishin kurajon minimale qoftë edhe me dorëheqje për ta përshpejtuar reagimin për të mbyllur firmat piramidale” u shpreh Arben Malaj, ish ministër financash.
“Opozita ka reaguar dhe ka kërkuar shpjegime, por jo që në fillime sepse në tranzicion mund të ketë fenomene të tilla dhe kjo ka qenë një praktikë e parë në Shqipëri. Askush nuk ka patur lekë më parë. Dhe njerëzit po mësoheshin, por kur ato zgjatën, nisën të mbajnë erë. Ka pasur reagime. Të gjithë e pranojnë që ka reaguar FMN, ka reaguar opozita, Banka Botërore, BSH. Nuk ka patur një reagim nga ana e pushtetit për ti mbyllur” u shpreh Skënder Gjinush, ish politikan./ Top Story