Nga Bledi Mane
Të vdiq i afërmi në spitalin publik nga neglizhenca e mjekut?
Pronari të shfrytëzon 10 orë në punë çdo ditë e të paguan 270 mijë lekë në muaj?
Familja jote e varfër nuk e merr dot asistencën sociale 84 mijë lekë në muaj?
Fëmija yt i sëmurë nuk përfiton dot Kemp-in 70 mijë lekë?
Të ka flakur qeveria nga puna e nuk gjen dot të drejtën tënde?
Gjykata liroi kaq shpejt nga burgu vrasësin e qytetit dhe nuk di ku të ankohesh?
Për padrejtësitë dhe hallet e tua pa fund ka një institucion ku ti shko trokit dhe merr zgjidhje.
Në çdo vend të botës me demokraci liberale Avokati i Popullit është autoriteti i së drejtës publike që godet dhe vë në vend padrejtësitë.
Avokati i Popullit kudo është një jurist i aftë, autoritar, i pakompromis, i thjeshtë, me këmbë në tokë…
Shqipëria ka për Avokate Populli juristen tmerrësisht të pasur Erinda Ballanca, e cila si për ironi fati jeton në një super vilë të shtrenjtë në kompleksin residencial Rolling Hill e izoluar nga populli.
Një vilë 380 metra katrorë sipërfaqe banimi, me 6 dhoma gjumi, 7 tualete, kopësht, pishinë.
Ish gruaja e gazetarit opozitar Andi Bushati nuk e ka për turp ta ekspozojë luksin ekstravagant megjithëse paguhet edhe nga taksat tona me një rrogë prej 1 milionë e 340 mijë lekë çdo muaj.
Mua personaliaht nuk më shqetëson fodullëku kamës në një vend të varfër por më shqetëson diçka tjetër.
Vras mendjen ditë e natë, për çfarë i duhen vallë 6 dhoma gjumi avokates kur nuk ka madje as burrë?
Shikoni videon më poshtë dhe të fala Andit!😉👇