Tensionet situata në fshatin Floq të Korçës, që është goditur nga tërmeti.
Banorët mëngjesin e sotëm janë konfliktuar me prefektin Dhori Spirollari, i cili ishte i pranishëm në çadrat ku po qëndrojnë.
Ata i kanë kërkuar që të shpallë gjendjen e emergjencës, pasi shprehen se janë në kushte shumë të vështira.
Ndërkohë ka reaguar drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, ku ka bërë me dije se situata në Korçë është disi më e stabilizuar megjithatë lëkundjet sizmike kanë vijuar.