• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

February 7, 2026
in Aktualitet, Debat

Ndonëse të mbyllur për 9 orë me radhë, 8 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk arritën të marrin një vendim unifikues për ankesën e kryeministrit Rama, duke e rrëzuar si rezultat i ndarjes së votave 4 me 4, gjë që nuk i jep zgjidhje ankesës së tij, por e rrëzon duke e kthyer çështjen në pikën e nisjes pikërisht për shkak të pamundësisë së marrjes së një vendimi shterues.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, në thelb, nuk ka lidhje dhe është i ndarë nga çështja e imunitetit dhe mandatit, që Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Parlamentit, fill pas vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi përkohësisht GJKKO-në, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Pra, nga njëra anë qëndronte vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese mbi ankesën e Kryeministrit për pezullimin nga detyra të ministres dhe zëvendëskryeministres, ndërsa, nga ana tjetër, procedura parlamentare për kërkesën e SPAK lidhur me heqjen e imunitetit dhe autorizimin për masë sigurimi.

Gjykata Kushtetuese u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e paraqitur nga Edi Rama, e cila u ndërtua si një konflikt kompetencash mes Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga ana tjetër.

Objekti i kësaj kërkese ishte shfuqizimi i pjesës së vendimeve të GJKKO-së që kishin vendosur dhe vijuar masën ndaluese të pezullimit nga ushtrimi i detyrës për Belinda Ballukun, duke u pretenduar se kjo masë cenonte kompetencat kushtetuese të ekzekutivit dhe raportin e tyre me pushtetin gjyqësor.

Siç u pa, vendimmarrja e Kushtetueses përfundoi pa një shumicë vendimtare, ngase votimi u nda barazim, çka do të thotë se kërkesa e Kryeministrit nuk u pranua dhe, si pasojë, pezullimi nga detyra mbeti në fuqi.

Juridikisht, ky rezultat nuk përbën një miratim të plotë të njërës palë, por ka efekt të qartë praktik, sepse gjendja e krijuar nga vendimi i gjykatës së posaçme nuk ndryshon.

Me këtë vendim, Kushtetuesja u shpreh vetëm mbi një çështje kompetencash dhe raportesh ndërinstitucionale, pa hyrë në thelbin penal të çështjes.

Paralelisht me këtë proces, po ecën kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për autorizimin e nevojshëm që t’i hapet rruga masës së sigurimit ndaj Ballukut, përfshirë variantin e arrestit shtëpiak. Kjo kërkesë lidhet jo me funksionin e saj qeveritar, por me faktin se ajo është deputete, çka kërkon domosdoshmërisht ndjekjen e procedurës parlamentare për imunitetin.

Në këtë pikë hyn në lojë Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, një organ që nuk gjykon fajësinë apo pafajësinë e askujt, por shqyrton vetëm aspektin formal dhe procedural të kërkesës së prokurorisë. Ky këshill është ura ligjore mes kërkesës së SPAK dhe vendimmarrjes së Kuvendit, pa të cilën masa e sigurimit nuk mund të zbatohet.

Në planin politik, socialistët kishin deklaruar se do të prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese përpara se të mbanin një qëndrim për vijimin e procedurës parlamentare. Ndonëse nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga ana e tyre, menjëherë pas shpalljes së vendimit të Kushtetueses, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i kërkoi Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, që të thërrasë pa vonesë mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke argumentuar se çdo justifikim për pritje kishte rënë.

Në aspektin ligjor, vendimi i Gjykatës Kushtetuese as nuk e bllokon, as nuk e zëvendëson procedurën e Kuvendit dhe as nuk ka fuqi të ndikojë mbi kërkesën e SPAK. Kushtetuesja është shprehur për një konflikt kompetencash dhe për vlefshmërinë e një mase që prek ushtrimin e funksionit qeveritar, ndërsa Kuvendi, përmes Këshillit të Mandateve, duhet të shprehet për një çështje krejt tjetër, atë të imunitetit parlamentar dhe autorizimit procedural për masë sigurimi.

Në këtë kuptim, përpjekja për t’i përzier këto dy procese, më shumë ka të bëjë me përplasjen politike se sa me realitetin juridik, sepse ato as nuk ndërhyjnë te njëra-tjetra dhe as nuk e kushtëzojnë njëra-tjetrën. Çështja e vetme që mbetet e hapur është politike dhe tani ngelet për t’u parë se çfarë kishte për qëllim Kryeministri Rama në krye të këtij diskutimi kur u shpreh se qytetarët shqiptarë i kanë dhënë 83 mandate për të qeverisur dhe ai së bashku me mazhorancën socialiste do ta ushtrojë këtë besim./TemA

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved