Përveç shkatërrimit të livadheve nënujore, një masakër tjetër që i bëhet detit dhe gjallesave nën ujore ka ndodhur me një tjetër organizëm detar, që sot pothuajse është zhdukur. Ai është Korali i Kuq. Por si çdo gjallesë tjetër nën ujore, pothuajse është zhdukur fare.
Korali i kuq ka vlerë të madhe në treg pasi është shumë i kërkuar në tregun e bizhuterive. Çmimi i tij shkon deri në 1000 dollarë për gram në tregun europian.
Aktualisht, sa herë dëgjojmë fjalën korale, mbetet vetëm të themi që dikur, i kemi pasur edhe në Shqipëri. Mungesa e koraleve, sjell edhe largimin e peshqve apo gjallesave të tjera detare.