Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu teksa ka publikuar një foto të zbuluesit të vaksinës Biontesh, kundër COVID-19, ka bërë një deklaratë të fortë.
Spahiu shkruan si ai duhet të jetë njeriu i viti për 2020, ndërsa thekson se në Shqipëri ai as infermier nuk do të punësohej nëse nuk do të ishte një femër bionde 25-vjeç ose nëse nuk paguan 5 mijë euro ryshfet.
“Ky është njeriu i vitit 2020
Zbuluesi i vaksinës Ugur Shahin i Biontech
arkëtoi një fitim personal (4,2 miliardë euro).
Në Shqipëri as infermier s’do e punsonin nëse nuk ishte femër bjonde 25 vjeç ose s’paguan 5 mijë euro rryshfet.
#RESPEKT”, shkruan Spahiu.