Në një kohë kur e gjithë Shqipëria është në ankth nga koronavirusi, ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të sjellë panik dhe frikë tek qytetarët shqiptarë.
Ai vazhdon duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.
Por këto deklarata janë pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Sali Berishën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.
Qytetarët shprehen se për gjendjen e spitaleve një pjesë të fajit e mban edhe Sali Berisha.
Ata i kërkojnë të flasë si mjek dhe të mos përhap panik.