Vedat Muriqi ka bërë të gjithë tifozët e Majorkës të dashurohen me të. Sulmuesi nga Prizreni ka shënuar 8 nga 13 golat e skuadrës së tij në këtë sezon, si dhe ka dhuruar asistin në një prej tyre. Për këtë arsye, faqja zyrtare e La Liga-s në “Twitter” ka shpërndarë një postim, ku heq emrin Majorka dhe e pagëzon ekipin thjesht me emrin… Muriqi.
Statistikat flasin hapur për të. Futbollisti shqiptar ka shënuar në 5 ndeshjet e tij të fundit në kampionat, duke regjistruar kështu ecurinë më të mirë aktive sa i përket golashënuesëve në top 5 ligat më të forta të Europës.
https://twitter.com/LaLigaEN/status/1590472172497092608?