• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“La Republika”: Arrestohet vëllai i deputetes së PD në Itali për trafik droge!

February 18, 2026
in Aktualitet, Kronike

Markelian Hoti, 27 vjeç, është arrestuar në Romë në zbatim të një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet gjyqësore belge për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Hoti konsiderohej nga agjencitë ligjzbatuese si një nga organizatorët e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikun e kokainës mes Belgjikës, Dubait dhe Italisë.

Ai dyshohet se kishte rol kyç në koordinimin e lëvizjes së ngarkesave të drogës, përfshirë një sasi prej 50 kilogramësh kokainë.

Hetimet dhe urdhër-arresti

Prokuroria belge kishte dokumentuar përfshirjen e 27-vjeçarit shqiptar në organizatën kriminale, ku ai vepronte në cilësinë e organizatorit.

Sipas autoriteteve, ai udhëtonte shpesh me automjete të fuqishme nga Europa Veriore drejt Dubait për të menaxhuar aktivitetin e paligjshëm.

Kthesa në hetime erdhi pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehur në kontejnerë në portin e Antverpenit.

Pas këtij operacioni, Hoti humbi gjurmët, ndërsa në janar u shpall në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës, vepër penale që parashikon deri në 15 vite burg.

Fshihej në një B&B në periferi të Romës

Markelian Hoti u lokalizua nga skuadra mobile e policisë italiane teksa qëndronte me partneren në një B&B në periferinë lindore të Romës.

Sipas mediave italiane, ai nuk ishte regjistruar në sistemin “Alloggiati Ëeb”, duke rezultuar praktikisht i padukshëm për autoritetet.

Pas konfirmimit të identitetit, 27-vjeçari u dërgua në paraburgim, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës.

Markelian Hoti është vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti./La Repubblica

Next Post

Debat në zyrat e Kuvendit mes eurodeputetit gjerman dhe Ballës: Pse do shkoni në Bordin e Paqes? Balla i mbyll gojën: Pyesni KE-në... pse ju vetë si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë çështje?!

Spektakël me 7 gola në Turqi, Galatasaray i shënon pesë herë Juventusit dhe hedh hapin e sigurt drejt 1/16-ave të Champions-it

Ish Ministri i Drejtësisë: Drejtësia penale në krizë, nuk mjafton vetëm rishikimi i arrestit me burg

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved