Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për grupin e personave të arrestuar në kuadër të një operacioni policor në Frakull, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi e madhe droge.
Vendimi i dhënë nga GJKKO në qershor të këtij viti u ankimua nga Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Nikolin Gjolena, Viktor Çervanaku, Denilson Çervanaku, Zenel Çervanaku, Klajdi Vrioni, Redion Meshi dhe Marildo Rona.
Në bazë të hetimeve të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, planifikuan, organizuan dhe importuan nga Kolumbia për në Shqipëri ngarkesën e drogës.
Kokaina ishte fshehur mes “plehut organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që u transportua nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi.
Më pas, në rrugë tokësore ngarkesa u fut në Shqipëri në datën 19.09.2022 dhe pasi u zhdoganua në Tiranë, u transportua në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku u bë dhe sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore.
Togat e zeza cilësuan fajtorë Nikolin Gjolena – 17 vite – 11.4 me gjykim te shkurtuar.
Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 me gjykim te shkurtuar
Enxhi Ferhati – 12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar
Klajdi Vrioni – 17 vite – 11.4 me gjykim te shkurtuar
Bledar Matoshi – 12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar
Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4
Zenel Çervanaku – 14 vite – 9.4 me gjykim te shkurtuar
Redion Meshi – 14 vite – 9.4 me gjykim te shkurtuar
Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim te shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë
Marildo Rona – 12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar.