GJKKO dha vendimin për 10 pjestarët e grupi të organizuar të marrë të pandehur në lidhje me laboratorin e drogës në Frakull të Fierit që importoi 485 kg kokainë nga Kolumbia, të tretur në pleh kimik.
Të akuzuarit u shpallën fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje e grup i strukturuar kriminal. Ata përfituan uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. GJKKO dha në total 147 vite burg por duke përfituar nga gjykimi i shkuartuar ata do të vuajnë 89 vite burg në total në një burg të sigurisë së lartë.
1- Nikolin Gjolena – 17 vite burg- 11.4 vite me gjykim të shkurtuar
2- Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 vite me gjykim të shkurtuar
3- Enxhi Ferhati – 12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar
4- Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar
5- Bledar Matoshi – 12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar
6- Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar
7- Zenel Çervanaku – 14 vite – 9.4 vite me gjykim të shkurtuar
8- Redion Meshi – 14 vite – 9.4 vite me gjykim të shkurtuar
9- Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim të shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë
10- Marildo Rona – 12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar
Rreth 485 kg kokainë u trafikuan nga Kolumbia përmes një ngarkese me pleh organik, e cila u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim të DEA-s amerikane ndërsa për ekstraktimin e lëndës narkotike grupi kriminal kishte kontraktuar 2 kimist kolumbian.