Të varrosur si mumje të kohëve modern, pacientët në këtë qendër vendosen në shishe gjigante termike, me shpresën se ëndrrat e tyre do të ngrijnë në kohë dhe një ditë do të ringjallen sërish.
Ky laborator cryogenic (një proces ku qelizat, indet apo çdo substancë tjetër që mund të dëmtohet prezervohen në temperatura nën– zero) ndodhet në Britani dhe në to ndodhen trupat e pajetë të disa personave, përfshirë të një vajzë 14 – vjeçare që vdiq nga kanceri, me shpresën se një ditë mjekësia do të kurojë shkakun e vdekjes së tyre.
Kjo e fundit fitoi betejë ligjore në Gjykatën e Lartë, që trupi i saj të ruhej.
Përpara se të vdiste, ajo i tha të afërmve: “Po vdes, por do të rikthehem pas 200 vitesh”.
Deri më tani numri i personave që janë ngrirë në këtë laborator në Britani është 10.
Por ky nuk është i vetmi, pasi të njëjtë ekzistojnë në Rusi e Amerikë, ndërsa kërkesat sa vijnë e shtohen