Mjekët thanë të dielën se gjendja e Presidentit Donald Trump po përmirësohet.
Mësohet se përveç se iu dha një koktej me antitrupa dhe remdesivir, sot mjekët zbuluan se gjithashtu mori dozën e parë të Dexamethasone.
Kjo e fundit është një kortikosteroid anti-inflamator, i lirë dhe i disponueshëm për të gjithë.
Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, dexamethasone nuk ndihmon ata që kanë simptoma të lehta të COVID-19, ose ata që nuk kanë nevojë për ndihmë në frymëmarrje. Ishte efektiv vetëm tek pacientët që kishin nevojë për oksigjen.
Ilaçi eksperimental që kanë përdorur mjekët për të trajtuar Presidentin Donald Trump do të shpërndahet në 30 ose 40 spitale në Britani pasi është konsideruar “efektiv”. Profesori i Universitetit Oxford, Peter Horby tha se pacientët britanikë filluan ttë merrnin REGN-COV2, të krijuar nga kompania farmaceutike Regeneron.