Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë një lajm të mirë për të rinjtë shqiptarë.
Sipas tij, në vendin tonë shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School, e cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria.
Gjithashtu Rama premton se mandati i tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli krejt tjetër në edukimin digjital për fëmijët e të rinjtë.
Shpërthimi i fuqishëm në spitalin COVID në Tetovë, gazetarja tregon dyshimet e forta që janë ngritur: Muaj më përpara ka pasur…
“E përjetova me shumë dhimbje dhe trishtim”, Koço Kokëdhima del me mesazhin pikëllues
“Ajo ka qenë e dashura ime”/ Atentat si në filma, një femër fut në sherr dy familje (VIDEO)
Postimi i plotë:
LAJM I BUKUR PËR TË RINJTË
Në vazhdën e përpjekjes për të çelur një kapitull krejt të ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë, duke krijuar kushte e mundësi që #Shqipëria2030 të jetë kampione në rajon për hapësirën digjitale dhe t’ju sigurojë të rinjve perspektivën e një punësimi cilësor në tregun global të botës online, pa qenë fare të detyruar të lëvizin nga vendbanimi i tyre në atdhe, sapo ka ardhur në vendin tonë shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School, e cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria
https://ëëë.holbertonschool.com/
Mandati i Tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli krejt tjetër në edukimin digjital për fëmijët e të rinjtë
#skakohëpërpushim