Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski është a.rrestuar ditën e sotme. Ai paraqitur në Gjykatën e Budapestit, të Hungarisë, ku pritet të vendoset ekstradimi i tij, ose jo në Maqedoninë e Veriut. Teksa futej në gjykate Gruevski ka qenë me p.ranga në duar. Ish kryeministri është dënuar me 2 vite b.urg për rastin “Tanku”, për blerjen e Mercedesit luksoz. Para disa muajve, Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut dhe kërkoi azil në Hungari.
Sipas njoftimit të policisë, Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik. Lajmi u konfirmua asokohe nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit: “Shtetasi Nikola Gruevski, më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë”, bënë me dije burime zyrtare nga Policia e Shtetit. “Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim”, shtuan të njëjtat burime. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Gruevski nga është ndaluar nga autoritet shqiptare. “Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas”, sqarohet më tej në njoftimin e Policisë. Në njoftimin zyrtar, Policia nuk bën me dije se si ka hyrë Gruevski në vendin tonë. Sakaq, gjatë kohës kur ka dalë nga Shqipëria, për të nuk ka pasur një urdhër a.rresti si dhe ka qenë duke udhëtuar me makinë diplomatike, ç’ka i ka krijuar lehtësinë për të kaluar në kufi.