Policia zbulon nga fshati Selenicë, se pas 12 orë kërkime është arrestuar mëngjesin e sotëm, ora 06.30 autori i vrasjes së 8 personave.
Autori Ritvan Zykaj u gjet vetëm 800 metra i fshehur larg vendit të masakrës, por errësira e ka bërë të pamundur gjetjen e tij.
Policia konfirmonse autori është kapur afër banesës ku kreu krimin orët e para të mëngjesit.
Operacioni policor u drejtua nga drejtori përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, i pranishëm përgjatë gjithë kohës në operacion.
Sipas burimeve policore, gjatë momentit të arrestimit, autori nuk ka bërë rezistencë, gjithashtu i është gjetur edhe arma automatik me të cilën kreu krimin./Ekskluzive.al