Ish-kryeministri socialist Fatos Nano, ka ndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, foton e vendvotimit të tij. Fatos Nano do të votojë në Mullet, është paralajmërimi i ish-kryeministrit për votën e kesaj dite, afër vendbanimit të tij dhe bashkëshortes Xhoana Nano.
Prej kohësh, ish kryeministri ka marrëdhenie paqësore me pasuesin e tij Rama dhe mesa duket edhe me Veliajn. Tashmë për Nanon është momenti të realizojë dëshirën e kahershme, të shohë bashkë pa pushtet, armiqtë e vjetër politikë, Berisha e Meta. Edhe pse vetë Nano është jashtë jetës së dukshme politike, ngjan pak e besueshme që ai të qëndrojë realisht jashtë. Postimi i sotëm në facebook, sjellë nga Dritare.net, e tregon dukshëm pozicionimin e tij, që është edhe ndikues për shumë socialistë besnikë që nga koha kur kërkonin daljen e tij nga b.urgu.