Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Një 52-vjeçar është qëlluar për vdekje. Viktima është Enver Borici. Mësohet se ishte pronari i një lokali në Lushnje
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kadri Qystri në Lushnjë.
Ai ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij në prani të personave të tjerë dhe në këtë moment dyshohet se një person i maskuar ka hyrë dhe ka qëlluar në drejtim të tij.