Ka ndërruar jetë në spital 44-vjeçarja, Anila Ndoka (Prendushi), e cila u qëllua me armë zjarri nga i dashuri i saj, Kolë Manaj.
Ngjarja ka ndodhur më 18 shkurt, ku Manaj qëlloi me plumb në kokë, nënën e tre fëmijëve dhe më pas kreu vetëvrasje. Prendushi u dërgua fillimisht në spitalin e Shkodrës por pasi gjendja e saj u rëndua u nis drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
45-vjeçarja ishte e divorcuar dhe nënë e 3 fëmijëve. Pas divorcit, ajo kishte nisur një lidhje dashurie me Kolë Manajn, me të cilin bashkëjetonte prej 5 vitesh. Dyshohet se rreth tre javë më parë, nëna e tre fëmijëve kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 34-vjeçarin.
Por Kolë Mani ka inskenuar një ngjarje sikur do i jepte fund jetës në banesë dhe i ka dërguar video Prendushit. Ajo ka shkuar për t’i thënë se nuk duhet të vrasësh veten. Anila Prendushi ka dalë nga puna, është ngjitur në makinë me idenë për t’u sqaruar. Kolë Mani menjëherë e ka qëlluar me armë, duket se ka menduar se Anila ka ndërruar jetë (por në fakt është plagosur rëndë) e më pas i ka dhënë fund jetës së tij.