Kompania gjigante e hidrokarbureve, SHELL mendohet nga kazanet mediatik të lumtur, se ka dështuar të gjejë naftë në vendburimin premtues të Shpiragut në Shqipëri.
Në raportin e fundit të kompanisë, SHELL njofton fshirjen nga regjistrat e saj të mbi 600 milionë dollarë investime, kryesisht në kërkim, në Shqipëri. kjo është indicie për të nxjerr konkluzione nga gjitholog mediash në një kohë që SHELL vazzhdon çpimet në Shpirag
“Për tremujorin e parë, fshirjet e kërkimit të puseve pritet të jenë 0.6 miliardë dollarë, kryesisht në Shqipëri”, deklaroi kompania përditësimin e rezultateve financiare për tremujorin e parë të vitit dhe kjo nuk do të thotë asgjë, vetëm se nuk kanë arritur akoma rezultatin e kërkuar.
Lajmi për mundësinë e zbulimit të një vendburimi të madh të naftës në Shpirag e dha kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku në një konferencë të posaçme për mediat.
Rama tha në atë kohë, se jo vetëm që ka potencial të madh për zbulimin e naftës, por se ajo është e cilësisë së parë, e krahasueshme me atë të Arabisë Saudite.
Raporti i Shell për kërkimet në Shpirag.
Në 23 maj 2018, kompania tha se t estimet e para të Shell Upstream Albania B.V. (Shell) në pusin vlerësues Shpirag-4 në afërsi të Beratit, konfirmojnë potencialin e prurjeve të një zbulimi të rëndësishëm nafte të lehtë.
“Zbulimi i Shpiragut për Shell është i pari në tokë në një brez tektonik të rrudhosur dhe të mbihypur në Shqipëri (struktura gjeologjike ku gjendet rezervuari i hidrokarbureve)”, tha Marc Gerrits, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Shell për Eksplorimin. “Ne jemi të gjithë të kënaqur që këto testime të para kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim të rrisim biznesin tonë në Shqipëri.”
Testimi disa ditor i pusit u krye sipas pritshmërive, me një prurje potenciale të disa mijëra fucive nafte në ditë. Volumi komercial i rikuperueshëm i naftës nga Shpiragu duhej përcaktuar më tej përmes aktivitetesh të tjera vlerësuese.
Zbulimi i Shqipragut, në një rezervuar karbonatik të frakturuar, është në një strukturë gjeologjike të njëjtë me fushat e mëdha të Val D’Agrit dhe Tempa Rossas në Itali, ku Shell ka një pozicion të rëndësishëm jo-operues.
Hapi tjetër në programin vlerësues ishte kryerja e një testimit vlerësues të gjatë në pusin Shpirag-4, pasuar nga shpimi vlerësues në pusin Shpirag-3. Paralelisht Shell njoftoi atlherë se do të kryente shpime pusesh të tjerë vlerësues brenda blloqeve që ka të drejta për të testuar potencialin e tyre.
Tani për ato që gëzojnë a mund të na thonë nëse ka dështuar apo jo SHELL në Shqipëri dhe përse këta budallenj vazhdojnë kërkimet akoma.?! Apo kaq dinë vetëm të hedhin para kot nëgropa!