Fatos Lubonja ka shpërthyer ndaj të gjithë individëve që kanë bindje të majta. Ai i konsideron socialistët shqiptarë si injorantë që nuk kanë mençurinë dhe pjekurinë e duhur.
I ftuar në emisionin “Pika mbi i” në News 24, Lubonja thotë se shqiptarët nuk dinë se çfarë është e majta dhe vlerat që përfaqëson. Ndërkohë, analisti shton se të gjithë ata që kanë hedhur votë për Edi Ramën kanë probleme psiqike.
“Kjo parti është e oligarkëve, ekstrem i djathtë, fashiste ekonomiste. Ata të majtë që edhe duan Enver Hoxhën e të kaluarën, edhe këtë kapitalizëm kaq të egër sa nuk e gjen në asnjë vend të botës, i quaj oportunistë, jo të majtë.
Dallimi është këtu,këtu është fashizëm ekonomik. Kina nuk është e majtë, është fashizëm ekonomik, një parti dhe të pasurit që mbështesin këtë parti dhe lëvizin çdo lëvizje të majtë që duan revolucion.
Këta që quhen të majtë, janë injorantë. Nuk kanë ideal socialist në kuptimin e barazisë, që të jenë sa më të barabartë. Kjo parti ka rritur pabarazinë në ekstrem.
Barazinë e ka dhe Krishti, të barabartë para zotit, edhe demokracia kristiane në Itali ka pasur të majtë e të djathtë. Këta tani edhe thonë jemi socialistë, edhe votojnë për të pasurit që kanë rritur polarizimin”, thotë Lubonja.