Komiteti Olimpik Ndërkombëtar(IOC) i ka dërguar një ftesë zyrtare Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, të marrë pjesë në Lojërat e XXV Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Milano Cortina të Italisë nga 6 deri në 22 shkurt 2026.
Kjo ftesë është e firmosur nga Presidenti i IOC, Thomas Bach. Shqipëria në Milano Cortina 2026 pritet të garojë me talentin Lara Colturi, duke synuar medaljen e parë olimpike në sportet dimërore.
Skiatorja 18-vjeçare është talenti që po spikat me flamurin kuqezi, duke u renditur dy herë në vendin e dytë në Botërorin e Skive që vijon ende. Italo-shqiptarja ka nxitur interes edhe në Itali, ku të shumtë janë ata që kërkojnë që ajo të garojë për vendin e lindjes, por fakt është se Colturi tanimë ka marrë një ftesë nga IOC dhe do përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2026, ky synon edhe medalje Olimpike në ski, që do ishte e para për vendin tonë.