Grida Duma, vendosi të mbyllë kapitullin e karrierës politike në Partinë Demokratike për të hapur një faqe të re në jetën e saj, dhe njoftimin e dha përmes një konference live për mediat.
Në lidhje me largimin e saj, ka folur edhe astrologu Jorgo Pulla, i cili në një intervistë televizive është shprehur se Grida Duma pas lënies së mandatit të deputetes do të ketë një karrierë të suksesshme.
Sipas tij Duma do të ketë një biznes shumë të mirë, edhe pse kohët e fundit ka kaluar një situatë shqetësuese.
“Grida Duma mund të ishte larguar që në maj. Duma do të ketë një karrierë shumë të suksesshme. Ajo ka për të ecur shumë mirë në karrierën e saj edhe pse ka kaluar një çështje shqetësuese. Me mediat do të ketë shumë problem. Nëntori është muaji më i vështirë i 30 viteve të fundit. Grida mund të bëjë një biznes shumë të mirë.”- tha ai.