Në Partinë Demokratike po konstatohet ditë pas dite, fakti që Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, disa aksione të PD-së, i thotë përpara se të ndodhin. Këtu nuk duam të drejtojmë gishtin as nga Edmond Spaho, Edi Paloka, Arben ristani dhe deputetë të tjerë, çrendësi kanë emrat e tyre.
Një gjë është e vërtetë, edhe pse Lulzim Basha një vit e gjysmë më parë përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së shumë emra të rëndësishëm, përfshi këtu senatorë të saj, si Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Majlinda Bregu e të tjerë, të cilët i konsideronte kundërshtarë brenda partisë.
Një argument që jepte ishte se nëpërmjet tyre rridhte informacioni, pra dilte gjithçka jashtë. Një argument që duket se edhe sot ka rënë dhe këtë e vërteton Rilindja, publikon aksionin politik të Bashës një apo dy ditë para. E nëqoftëse atëhere informacionet dilnin pas mbledhjeve, apo pas axhendave të zhvilluara në zyrat e Partisë Demokratike , tani informacionet dalin dy ditë para.
Çka do të thotë se Bashës i ra dhe teza me kundërshtarët e tij, se ishin ata që nxirrnin informacionet. Sot është e vërtetuar dhe e konfirmuar se ditë pas dite dalin informacione nga brenda PD-së, nga eksponentë të lartë të saj, në lidhje me axhendën politike deri te ajo ndërkombëtare të PD-së.
Pra Basha nuk ka bërë gjë tjetër, jo vetëm ka larguar senatorë dhe njerëz me peshë politike në PD por dhe ka afruar njerëz të shitur apo që informojnë Partinë Socialiste, të cilët janë të keqpërdorur dhe të pa vlerë. Rezultate i shohim çdo ditë. /CNA.al