Plarent Ndreca, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ka dhënë dorëheqjen këtë të premte. Ai e mbante këtë post për rreth një viti, pasi ishte emëruar më 18 korrik të 2019-s.
Ndreca është zëvendësuar nga Elena Pici, e cila vjen nga Këshilli i Ministrave.
Më herët Plarent Ndreca, i diplomuar si jurist, ka mbajtur postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, si dhe sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit. Ndreca pritet të kaloi në një pozicion tjetër të rëndësishëm në administratë
Por kush është vajza që e zëvendëson:
Elena Pici vajza në të 30-tat, që vjen nga Këshilli i Ministrave është një emër i panjohur, ndërsa sot fitoi vëmendjen e mediave, pasi u emërua sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme.
Elena është diplomuar në Juridik (shtet) dhe në Ekonomi pasi ka fituar bursë të plotë në universitet privat Epoka dhe i ka kryer studimet njëkohësisht për të dyja degët dhe i ka përfunduar me nota të shkëlqyera brënda 4 vjeçarit.
Ka përfituar Bursë të plotë studimi nga LSE në UK, shkolla Nr1 në botë për ekonomi. Është thirrur nga Kryeministria si studentë ekselencës dhe më siguri e meriton atë pozicion. Pas diplomimit, Elena u kthye në Tiranë, ku filloi punën në Bankën e Shqipërisë, Departamenti i Mbikëqyrjes”.
Nga ana tjetër, Pici mund të jetë një imazh i njohur, pasi ka qenë pjesë e klipit të Alban Skënderaj, në këngën ‘Mirëmëngjes’. /Ekskluzive.al