Lulzim Basha thotë se është i vetmi që e ka mundur Edi Ramën në zgjedhje.
Dhe këtë gjë, ai thotë se e bëri duke përjashtuar Sali Berishën nga fushata zgjedhore.
“Së pari dua ta them që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garën për Bashkinë e Tiranës.
Nuk e kam thënë çelsin e fitores deri më sot por tani është momenti ta them.
Ka qenë vendimi për përjashtimin e Berishës nga fushata në Tiranë.
Gjatë këtyre viteve, ekspertë nga kompani të specializuara të fushatave elektorale, në bazë të studimeve të tyre na kanë rekomanduar moskandidimin e Sali Berishës në raport me interesat elektorale të PD-së.
Kjo ka të bëjë edhe me faktin se gjerësisht perceptohej një dualizëm në PD. Protagonizmi i Berishës merrte trajtat e një dualizmi.
Unë kam përgjegjësitë e mia, ai duhet të ishte larguar vetë. Duhet të kishte lënë PD dhe kryetarin të hapë rrugët.
Unë kam përgjegjësitë e mia për të lejuar këtë dualizëm” – tha Basha.
Por kjo është një gënjeshtër: Bashën e bëri kryetar Bashkie Ristani, Toma, Sashenka dhe fletët nëpër kazana por edhe SHBA e cila e dinte që PS do fitonte zgjedhjet dhe Rama ishte kryeministri i ardhshëm dhe për të mos i lënë gjithë pushtetet në një kah politik me ndihmën edhe të ambasadorit Arvizu, qeverisjen vendore me koshiencë dhe manipulim i’a lanë PD ose opozitë së ardhëshme. /Ekskluzive.al