Qeveria ka lejuar kultivimin e kanabisit mjekesor në 10 zona, mes tyre fshati i famshëm Lazarat në Gjirokastrës, i cili u bë simbol i hashashit një dekadë më pare. Banorët e të cilit më herët kanë patur eksperiencë në kultivimin e kësaj bime shprehin skepticizëm sepse nuk kanë informacion për mënyrën se si do të prodhohet kanabisi për qellime mjekësore e industriale. Asnjë përfaqësues i shtetit nuk ka mbërritur në Lazarat, që prej 12 Marsit kur hyri në fuqi vendimi për hartat kadastrale.
‘I futën të gjithë në burg djemtë tanë. Tani duan ta kthejnë drogën’. Ju duhet ta kritikoni Edi Ramën se ai drogën e do për vete nuk e do për të mirën e banorëve. Populli vuan për bukë, njerëzit kanë ikur në emigrim.
Nuk është e mirë se po u fut hashashi medicinal do futet dhe hashashi tjetër. Qeveria ka nxjerr vendim por s’ka direktiva si do bëhet. Kam frikë se do venë njerëzit në burg. Po të ketë organizim të rregullt jam dakord, mbarë u vaftë.
Është manovër e Edi e Ramës. Unë s’pranon të bëj atë punë që bëja atëherë!Të marr licencë unë për hashash dhe të punoj për të tjerët, jo por djalë jo. ”
Nga ana tjetër administratori i njësise administrative, Lazarat, Enes Hallaçi shprehet se kultivimi i kanabisit mjekesor e industrial do të ndikojë pozitivisht në mirëqënien e banorëve.
“Është nismë e mirë e qeverisë e cila do të gjenerojë të ardhura për banorët e lazaratit. Kultivimi i kanabisit mjekësor do të ketë kritere të forta dhe rregulla strikte të cilat lazaratasit do ti përmbahen pasi janë koshient për pasojat që sjell shkelja e ligjit për ata vete dhe gjithë komunitetin”, tha administratori Enes Hallaçi.
Lazarati u bë arenë e aksionit më të madh policor në vitin 2014, kur u mor vendimi për të shkatërruar të gjitha të mbjellat me hashash. Në aksion mbeti i vrarë efektiviti i policisë Ibrahim Basha. Asokohe dhjetëra banorë u arrestuan e dënuan. Rikthimi i kanabisit në Lazarat tani bëhet me qëllime krejtësisht të ndryshme. Ngritja e parcelave të kanabisit mjekësor ka disa kërkesa. Sipërfaqet me hashash para vitit 2014 kanë qenë të shtrira kryesisht në lartësitë e malit Sopot për të mos u gjurmuar nga forcat policore.
Sipas statistikave të atëhershme, gati 80% e kanabisit të mbjellë në Lazarat vinin nga këto sipërfaqe malore larg zonës së banuar. Ndërsa pjesa e ngelur kultivohej në oborret e shtëpisë. Ndërkaq tokë buke Lazarati ka pasur pjesën lindore të luginës së Drinos por që në asnjë rast nuk ka qenë e mbjellë me kanabis. Lazaratasit shumica të rinj që merreshin me kultivimin e kanabisit, prej vitit 2014 kanë emirgruar dhe në fshat kanë mbetur kryesisht të moshuarit.