Deputeti opozitar i Kuvendit të Shqipërisë, Halit Valteri, ka publikuar logon e partisë së re me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.
Lëvizja Demokratike Shqiptare është emri i partisë, pjesë e së cilës nuk dihet ende kush do jetë.
Shumë miqë e qytetarë i kanë uruar suksese në rrjete sociale.
Valteri e kishte bërë me dije dhe më herët këtë nismë të re, kur tha se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator.
Ai tha se do të ishin 11 deputetët e grupit parlamentar demokrat pjestarët e saj.