Ylli Manjani nuk ka ditë që nuk hedh në rrjetet sociale mesazhe antiamerikane, duke u munduar të bëjë bujë, e pse jo të kujtohet dikush për të, për ta bërë faktor politik.
I ndjerë pa asnjë vlerë , i hedhur si limon i shtrydhur edhe nga partia që e strehoi dhe e pasuroi, LSI, Manjani tani ka gjetur penxhere pët të lehur, megjithëse nuk e strehon askush, pra është kthyer si një lehës endacak.
Madje, dje ai shkruante sikurse shkruajnë shumë njerëz si puna e tij, që nuk kanë asnjë punë, por kanë një telefon android me të cilin mendojnë se do mësojnë shqiptarët se çfarë duhet të bëjnë, se shqiptarët duhet të kenë parasysh se sa herë që ambasadorja Yuri Kim flet, pas saj fshihet kryeministri Edi Rama. Po ashtu, se ambasadorët e huaj në Shqipëri po funksionojnë në favor të qeverisë.
Ja dhe lehja e fundit e turpshme dhe pa asnjë argument e Manjanit:
“Nëse Rama si kryeministër i Shqipërisë nuk do që ambasadorët të kenë protagonizëm, ata nuk guxojnë ta bëjnë. Nëse Rama do që ata të flasin ata flasin, nëse do që të mos flasin, ata nuk flasin. Ambasadorja amerikane është në agjendë politike dhe është kthyer në një ministre të propagandës.
Nuk ka asnjë lidhje me statusin diplomatik të Konvetës të Vjenës. Rama korrekt kur thotë se ata nuk kanë punë me çështjet e brendshme, pasi ata nuk merren me çështjet e tij të brendshme por merren me ato të atij tjetrit. Në Shqipëri ambasadorët përdoren sipas agjendës së qeverisë. Rama luan fijet në këtë vend.
Sa herë të dëgjoni zonjën Kim është Rama nga prapa. Nuk nxjerr Fugën por nxjerr Kim. Marrëdhënia diplomatike bëhet në rrugë të përcaktuara nga konventa e Vjenës. Nuk lejohen as të flasësh apo të bësh shantazhe. Grenell iku nga ambasador i SHBA në Gjermani. Foli dhe ndërhyri në çështjet e brendshme por u largua. Nëse do të jesh i ndershëm fol për të dyja palët politike jo vetëm për njërën palë. Është një problem i stisur për ti mbajtur njerëzit të angazhuar me punë pa leverdi dhe të nënshtruar ndaj politikës.