Një prej lehsve në protestën e thirrur nga Sali Berisha, ishte edhe Altin Goxhaj.
Ai tha se Rama është fshehur tek gjysha e Sorosit nga frika, ndërsa bëri thirrje për rrëmbimin e armëve.
Pasi bëri thirrje për rrëmbimin e armëve, ai e mbylli fjalimin duke thënë “Zoti të bekoftë Doktor, për të, për të luftojmë ne”, duke treguar kështu edhe arsyen e vërtetë të protestës.
“Sa herë ka shumë shqipe, ikën sorra. Sa herë bën një hap populli ata bëjnë një hap mbrapa. Duhet të vijmë gjithmonë këtu që ta përzëmë atë.
Poshtë George Soros. A e dini ku është Rama sot, në cilën fole është fshehur. Në folenë e Soros në Paris bashkë me Alex Soros duke bërë planin si të na dëbojë dhe ne që kemi mbetur. Këtë sot e dinë dhe socialistët dhe patronazhistët.
Sot i drejtohem bandës së armikut që po kujton se na kanë grabitur dhe do na përzënë edhe ne. Edhe ju keni fëmijë dhe familje. Kujtoni se do i gëzoni. Edhe juve do jua marrin. As ju nuk do i gëzoni. Kam një thirrje edhe për disa tradhtarë të tipit Ali Balla.
Hiqni dorë, mblidhni mendjen, Mos u bëni tradhtorë sepse do pendoheni. Ky ortak është vetëm fillimi dhe do ju shkatërrojë. Sepse ne e dimë pa ikur Rama dhe veremlia nuk shpëton Shqipëria”, dekaroi ai.