• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Leksioni i Strasburgut për Berishën vlen edhe për Kuvendin në Tiranë

January 30, 2026
in Blog

Mero Baze

Ajo që ka ndodhur me Sali Berishën në Strasburg nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, po qe se Berishës nuk do t’i duhej të gënjente medoemos demokratët se ai është një personalitet i pranuar nga ndërkombëtarët. E rënda është se ai dëshmoi më shumë se çdo kundërshtar i tij se jo vetëm që është një udhëheqës i superizoluar, por edhe një udhëheqës banal.

Albana Vokshi, si anëtare e rregullt e delegacionit, mund të fliste në seancë ndoshta më mirë se Berisha brenda minutazhit që i takon, por natyrisht jo jashtë teme. Dhe kjo do t’i kishte prishur PD-së më pak punë sesa i prishi Berisha.

E gjithë ajo skenë banale e Sali Berishës, që përveçse hyn pa ftesë në sallë, përveçse e lënë të flasë vetëm një minutë dhe ia ndërpresin fjalën, dhe pastaj ai e vetëregjistron fjalimin duke folur me vete për të gënjyer demokratët këtu, bëhet vetëm që ai t’u mbushë mendjen demokratëve të PD-së se nuk është një udhëheqës i izoluar nga Perëndimi.

Kjo është një gënjeshtër me kosto të lartë, pasi përveçse e nxjerr veten një njeri banal, ua forcon demokratëve dëshpërimin se ata nuk i pranon njeri me Sali Berishën në krye.

Shumë herë më mirë do të ishin ndier që në vend të tij të fliste Albana, që i takonte vendi në mbledhje, dhe pastaj mund të gënjenin këtu çfarë të donin.

Nga ana tjetër, ajo skenë në Strasburg është një leksion i fortë për parlamentarizmin në Shqipëri, ku tribuna e Kuvendit zaptohet me dhunë dhe Sali Berisha prish rregullisht çdo seancë plenare, shoqëruar nga badigardët e tij që paguhen si deputetë. Ai nuk respekton kurrë minutazhin e caktuar dhe maksimumi që merr si vërejtje është ndonjë psherëtimë e Niko Peleshit që i thotë: “të të vijë rëndë të të vijë”.

Në fakt, me këtë gjest e bëri një të mirë, pasi tani ai standardi i sallës parlamentare të Strasburgut, që ia ndërprenë fjalën si qen i rrahur, duhet të jetë standard i sallës së parlamentit shqiptar, ku më shumë ndizen fishekzjarrë e molotovë sesa mbahen fjalime.

I njëjti person, i gjendur para një gruaje që drejtonte seancën në Strasburg, u detyrua të mbyllte gojën dhe ta regjistronte fjalimin te dera e WC-së për të gënjyer demokratët në Tiranë. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe këtu, me ndryshimin që s’ka nevojë ta regjistrojë para WC-së së parlamentit, por e mban para kamerave që e presin jashtë.

Në një farë mënyre, ajo që i ndodhi Berishës është të kërkosh të vësh vetulla dhe të nxjerrësh sytë. Ai donte t’u tregonte demokratëve se skandalin që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë do ta çonte në Strasburg, por në fakt, me atë që i ndodhi, tani duhet detyruar që standardin e asaj që ndodhi në Strasburg ta sjellë në sallën e Kuvendit në Tiranë, ku duhet t’i tregohet vendi që i takon, aty ku rri ngrehur mes Tritanit dhe Flamurit.

Next Post

Paralizohet Moska! Regjistrohen reshjet më të dendura të borës në më shumë se 200 vjet

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase për një javë për shkak të të ftohtit dhe ai pranoi

Brukseli shtrëngon politikat e migracionit për pesë vitet e ardhshme, përdor vizat për të frenuar hyrjet e paligjshme në BE

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved