Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në Korçë dhe në zonat përreth. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut. Epiqendra e tij ka qenë 9 kilometra nga Korça në thellësi 10 km.
Banorët e zonës kanë dalë nga shtëpitë pasi janë panikuar nga lëkundja.
Ndërkohë pak momente më vonë është ndjerë një tjetër lëkundje me epiqendër 6 kilometra larg Bilishtit me magnitudë 3.4 ballë.
Ministria e Mbrojtjes ka qetësuar qytetarët duke njoftuar se deri më tani nga këto lëkundje nuk ka pasur dëme materiale.