Një tërmet ka lëkundur Tiranën dhe Fushë Krujën këtë mbrëmje, në orën 22:15, duke krijuar panik te qytetarët, pasi lëkundjet kanë qenë të forta.
Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) raporton se lëkundja ka qenë me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.
Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë në Derven të Fushë Krujës.