Lesi është i shqetësuar nga mefshtësia e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.
Ai thotë se ata duhet të kishin përfituar nga këto ditë me diell, për të organizuar protesta për rrëzimin e Ramës.
“Lulzim Basha bërtiste që prej shkurtit të këtij viti se “Edi Rama është kupola e mafies”, se “Kryeministri i krimit bën siç e urdhëron oligarkia”, se “do ta rrëzojmë kryeministrin e krimit”, se “populli do ta zbojë këtë kryeministër”, se “nëse nuk merren negociatat do ta rrëzojmë Ramën”, etj, etj.
Lulzim Basha thirri popullin në protesta dhe duhet pranuar se numri i pjesmarrësve ishte nga më të mëdhatë e këtyre 29 viteve, ku në disa mitingje kapi shifra edhe 150 mijë veta, një numër që fshinte çdo qeveri të korruptuar. Por lideri opozitar, në mënyrë të pakuptimtë, nuk i linte të bënin rezistën e një populli të tradhtuar nga Edi Rama, por i lodhte nëpër xhiro të pakuptimta nëpër Tiranë, aqsa u kthye në barcoletë se “i sjellin për xhiro në Tiranë”.
Një opozitë seriozë, e cila ka bindjen se kryeministri është pjesë e mafies dhe grupeve kriminale që vjedhin edhe votat, nuk heziton ta rrëzojë qeverinë me gjithë fuqinë e shpirtit njerëzor opozitar.
Por edhe pasi negociatat nuk iu dhanë Shqipërisë, edhe pasi bërtasin partitë opozitare se “fajin e ka kryeministri” përsëri nuk e thërrasin popullin në demonstratë. Edhe kur këto ditë, që fatmirësisht moti ishte tamam për protesta ideale antiqeveri, opozita vetëm shkruan në facebook. Asnjë thirrje për protestë nga PD dhe LSI!
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, si dy përgjegjsit kryesorë të popullit opozitarë, nuk kanë bërë asnjë thirrje për protestë antiRama, aq me tepër se zhgënjimi popullor është i tmerrshëm nga varfëria, nga mungesa e shtetit ligjor, nga mungesa e gjykatave, nga ikja e njerëzve drejt emigracionit, nga mungesa e lirisë së mendimit, nga krimi dhe oligarkia që ka uzurpuar gjithçka.
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë përgjegjsinë dhe barrën e madhe para popullit të tregojnë se nuk kanë tradhtuar opozitën, se nuk rrijnë me veshë në krah se çfarë do t’ju dhurojë Edi Rama.
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë detyrimin t’u shpjegojnë shqiptarëve se pse po heshtin para një qeverie, të cilën duhej ta kishin zbuar më kohë”, shkruan Lesi.
Ndoshta Lesi nuk e ka marrë vesh, porn ë fakt Basha ka qenë i zenë këto kohë, se ka ndërruar shtëpi.
Dhe transporti i plaçkave e rregullimet e shtëpisë, të hanë goxha kohë.
Aq më tepër kur bëhet fjalë për një vilë dykatëshe, që ka edhe oborr dhe pishinë. Ndërsa Monika është e angazhuar me fermerët dhe brigadierët kolegët e babait të saj. Gjithashtu ankthi i SPAK nuk është përrall por realitet e ndoshta do vlej dhe për mediat që sponsorizohen nga parat e krimit. (TemA)