Gazetari Anri Bala dhe Edvin Kulluri, nga ‘Djathtas 1912’ diskutuan për zhvillimet e fundit politike nga kampi opozitar në ‘Studio Live’.
Letra e Metës nga burgu, Anri Bala: Deklarata patetike! Edvin Kulluri: Bllokimi rrugëve nga PD? Do i plasin shpirtin njerëzve –
Bala komentoi për Arbër Hitajn letrën e Metës nga burgu i cili hedh akuzat për rrëmbimin e tij ndaj Dumanit dhe Ramës, ndërsa nuk lë pa akuziar dhe Monika Kryemadhin, ish bashkëshorten për mosdeklarimin e shpenzimeve.
Bala thekson se këto janë deklarata patetike, po ashtu dhe ato të Berishës dhe Kryemadhit.
‘Janë patetikë, mjeranë për të pasur mëshirë. Në këtë situatë, shih deklaratat e Berishës, Metës dhe Kryemadhit që tha se në telefonin është peshku i madh Edi Rama. Të gjithë kanosjet janë që nëse fundosem ty do të marr me vete. Janë të bindur se drejtësinë e kontrollon Rama. Kemi disa zyrtarë socialistë në burg, janë në hall me njëri tjetrin, të gjithë akuzat janë pjesë e një agjende. Edhe Meta tha do mbaj vath në vesh Dumanit. Është kanosje e pastër prokurorit. Edhe Monika bëri një kanosje nga policit. Kanosje vepër penale. Gjithë tolerance që i bëhetr këtyre, prandaj them që njanë mjeranë. Kanë skërmitur dhëmbët kur kanë qenë në hall. Këtë po bëjnë dhe sot. Sot nuk e bëjnë dot. Kujtojnë se do i shpëtoj Rama, s’po shpëton dot veten.’
Kulluri komentoi më tej protestën që pritet të zhvilloj PD dhe opozita nesër duke bllokuar disa akse rrugore në vend. Kulluri mendon se këto janë lëvizje auto destruktive, teksa do të mërzisin njerëzve.
‘Lëvizjet e opozitës janë lëvizje auto destruktive. Ça do bëjnë nesër 1 mijë veta, do i plasin shpirtin njerëzve. Po të jesh normal, kupton që mjaft i mërzit njerëzit bashkia me qeverinë. 1 orë e 45 minuta më ka dashru sot të vij në shtëpi nga porti. Nesër do bllokojnë ambulancat. Mosbindje civile është që Berisha të zbresi nesër. Mosbindje civile duhet të kesh shumicën e njerëzve me vete. Një rrëmujhane me strutkuarat e veta PD. Shumica e anëtarësisë ka ikur në drejtim të paditur. Prandaj ka rënë mbështetja edhe në protesta.’
Bala: Nuk i bashkohen gjuhës së tyre, dhunës.
Kulluri: Këta duan të shkojnë të gjithë në burg, Rama në burg, Veliaj në burg, kurse këta jo