Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Mësohet se një person ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në rrugë.
Përplasja ka qenë e fortë dhe ka rezultuar fatale për jetën e drejtuesit të mjetit. Nga informacionet e para dyshohet që shkak i ngjarjes të ketë qenë shpejtësia e lartë, me të cilën ka qenë duke lëvizur viktima.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidnetit.