Këngëtari shqiptar Big Basta prej disa muajsh së bashku me familjen e tij jeton në Zelandën e Re.
Në vendin ku ai jeton, Auckland, në bibliotekë, seksioni i librave për fëmijë ai ka gjetur një libër, i cili i përshkruan shqiptarët në një mënyrë që për këngëtarin është skandaloze.
Në libër thuhej se Shqipëria është nga shtetet më të varfra të Europës dhe se besnikëria dhe klani është shumë herë më i rëndësishëm se identiteti kombëtar. Përkrah këtij përshkrimi jepej dhe fotografia e një familje të varfër shqiptare.
Revoltimi i këngëtarit ka qenë aq i madh sa që ka kërkuar që të gjithë të mblidhemi bashkë dhe të bëjmë një kërkesë që ky libër të dalë nga qarkullimi sepse cënon imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në botë.
Në postimin e tij në Facebook, pasardhës i postimit të një dite më parë në Instagram, Big Basta shkruan:
“Meqë fqinjët tanë vetëm pse kur festojmë bëjmë simbolin tonë me duar, ndihen të ofenduar dhe e çojnë çështjen deri në gjykatën e jupiterit dhe na dënojnë me gjoba, a do ta pranojmë me përulje dhe si gjynah ketë informacion fallco nga kjo shtëpi botuese nga Anglia, apo do mblidhemi dhe dërgojmë ankesa për ndalimin e këtij libri apo ndryshimin e menjëhershëm të informacionit.
P.S: Ky libër është botim për fëmijët dhe ndodhet nëpër librari të botës dhe fëmijët dezinformohen për vendin tonë, dhe ndodh që ne të ardhmen t’i shohin fëmijët tanë si parahistorikë”
.