Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Liga e Kombeve ka zhvilluar disa nga ndeshjet e fundit në Ligat A, B dhe C.
Në ‘San Siro’, Franca mposhti Italinë vendase me rezultatin 1-3 duke i “rrëmbyer” vendin e parë kombëtares së Spallettit falë golavarazhit më të mirë.
Francezët kaluan në epërsi që në minutën e dytë të takimit, kur Adrien Rabiot shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Lucas Digne. Miqtë gjetën edhe golin e dytë ku sërish ishte protagonist Digne. Mbrojtësi francez në minutën e 33-të nga goditja e dënimit detyroi portierin Vicario ta dërgojë topin në rrjetën e portës së tij për golin e dytë.
Liga e Kombeve/ Ndeshja ndaj Shqipërisë të martën, tekniku ukrainas Rebrov: Po përgatitemi për takimin e rëndësishëm
LEXO EDHE:
Liga e Kombeve/ Ndeshja ndaj Shqipërisë të martën, tekniku ukrainas Rebrov: Po përgatitemi për takimin e rëndësishëm
Pas këtij goli erdhi reagimi i italianëve të cilët u rikthyen në lojë falë një goli nga Andrea Cambiasso në minutën e 35-të, pas asistimit të Federico Dimarcos. Megjithatë ‘Gjelat’ në pjesën e dytë gjetën edhe golin e tretë ku sërish autor i saj ishte Adrien Rabiot (65’) i cili me kokë edhe një herë gjeti rrjetën për rezultatin përfundimtar 1-3.
Në ndeshjen tjetër të grupit ishte një eksperiencë totalisht zhgënjyese për belgët, të cilët e mbyllin grupin në vendin e tretë me vetëm 4 pikë në 6 ndeshje. Belgjika pësoi humbje 0-1 nga Izraeli në minutat e fundit të takimit. Ishte Yarden Shua ai i cili në minutën e 86-të realizoi duke i dhënë pikët e plota izraelitëve.
Plot 3 humbje radhazi regjistroi kombëtarja e Tedescos që grumbulloi pikë sa Izraeli, duke rrezikuar edhe vendin e fundit.
Franca tashmë numëron 13 pikë dhe kryeson grupin si lidere po aq sa ka edhe Italia në pozitën e dytë, por francezët për shkak të golavarazhit më të mirë qëndrojnë më lartë.
Ndërkohë Anglia dhe Norvegjia kanë siguruar ngjitjen direkt në Ligën A në Ligën e Kombeve falë sukseseve të ngjashme 5-0 në ndeshjet përkatëse në grupet e tyre.
Anglezët mposhtën Irlandën në derbin britanik, me një pjesë të dytë ku ishin të pandalshëm para portës, edhe pse goli i parë erdhi vetëm pas një penalltie dhe një kartoni të kuq për irlandezët që ishin mbrojtur me shumë forca. Pavarësisht suksesit 2-0 të Greqisë në Finlandë, duke e mbyllur me të njëjtën kuotë pikësh si anglezët, golavarazhi në ndeshjet direkte i britanikëve bëri diferencën për vendin e parë.
Erling Haland ndërkohë ishte protagonisti i fitores së thellë 5-0 të Norvegjisë ndaj Kazakistanit duke tundur tre herë rrjetën në këtë duel. Por për të festuar ngjitjen direkte në Ligën A, norvegjezëve iu desh të prisnin nderin që u bëri Sllovenia, e cila ndali në barazim 1-1 Austrinë dhe lejoi kapërcimin në renditje të nordikëve pikërisht në sfidën e fundit në grup.
Rezultatet dhe renditja
E diel, 17 nëntor 2024
Liga A
Izrael 1-0 Belgjikë
Itali 1-3 Francë
Liga B
Austri 1-1 Slloveni
Angli 5-0 Irlandë
Finlandë 0-2 Greqi
Norvegji 5-0 Kazakistan
Liga C
Letoni 1-2 Armeni
Maqedonia e Veriut 1-0 Ishujt Faroe
https://www.sofascore.com/team/football/belgium/4717
https://www.sofascore.com/team/football/greece/4710
https://www.sofascore.com/team/football/slovenia/4484