Nga Akil Ylli
O mua mu thaft gjuha! Po kush dreqin qe ai mor aman, qe ma dha te shtyren, me dal garant kot, se Lukunia e lehsave, me, apo lek, do ta qepnin gabzherrinm, te pakten per disa dite! Po çfare ditesh o byrazer! Pa mbushur 24 ore, ti hapen digat a te keqen, qe lebetiten dynjane!
Per fat, hidherimi im dhe pikpyetjet per deshtimin e shkrimit te pardjeshem, zgjaten, aq sa zgjat gjumi i nates. Pa dashur, nja dy gjerave u kisha rene ne koke. Asaj, qe kur te mbaronin ditet e jazes, sjellja e tyre do te ishte me agresive, dhe qe do kemngulnin fort, per zgjedhje te parakohshme.
Ne fak, qe te nesermen, e githe Lukunia ishte çu peshe. Strateget me uniforma te dalura boje, duke hartuar strategjine; opiumonistet profesionist te ekraneve, me pregatitjen e emisioneve tallava; llomotitsit e sitave e portaleve, per paçavuret e neserme; iternistat vullnetare qe bejne si te qut, me postimet e vrerosura te radhes, e kishin bere haram gjumin e nates. Objektivi i perbashket: Demolizimin e 1 miliardshit dhe provokimi i zgjedhje te parakoheshme!
Te stigmatizoheshin me çdo kusht, donatoret e huaj si Kale Troje, qe duan ta shkaterrojne nga brenda, me ane te donacioneve, atdheun tone te dashur.
Nuk e di a jane perfshi ne kete valle, grupi i gatshem i komentuesve. S’ma merr mendja. Me e vra mendjen tane naten, duhet me pase nji grimc tru. Kurse ktyne ju funksionojne, vetem shqisat e shikimit dhe pak neurone, aq sa ju nevojitet te mbajne permendesh, disa formula te gatshme shprehjesh. Pjesen tjeter e kane tallash!
Qe ne mengjes Likja, i kishte çuar haber Lulashit, te vinte urgjentisht ne Kshtjell. U mblodhen koke me koke, per te sinkronizur planin operativ. Berthamen e planit ju a kishte sygjeruar, mariklia i grushteve te shtetit, Qoftlargu. Si organizator, ja kishin rrase Edvint. Te vetmes krijes njerzore ne bote, qe ka aftesin te organizoj grushte shteti, si ne opozit, ashtu dhe kur ndodhet ne mazhoranc. Si ne qiell, ashtu dhe perbi dhe!
Me vone u muar vesh, qe ishin lidhur ny ne ate fare feje, saqe nyja kishte marra shembelltyren e nje beselidhje. Beselidhja kunder Grushtit te Shtetit. Allah, Allah!
Mbasi i ndana detyrat mire e mire, gjithsecili u nis per hesap te vet.
Lulashi taravoli, qe nga lartesia e Shqupit, filloj te broçkullise per grusht shtetit, per krize dhe zgjedhje te parakohshme. Dhe nje dreq e di pse, nuk i ndahej nga goja, fjala rrotacion i pushtetit. Nje e dy, e rrotacion! Bla, bla, bla e rrotaion! Rrotacion! Rrotacion! Nja dhjete here e rrotulluj ne deklaraten e tij, rrotacionin.
Po jo mor Lulash, rrotacioni s’bahet tek, fek, me t’bertitun! Me ba rrotacionin, duhet ma pare me ba zgjedhje. Mbasi te bahen zgjedhjet, duhet me i fitu, dhe mandej bahet rrotacioni. Por te shpresosh qe ti i fiton zgjedhjet, eshte e njejte me optimizmine atij qe beson, se nje dite Mul Noka, do te shpallet kampion bote shahu!
Barra me e rende, i kishte rene Like Katnarit. Detyren per tu perballur me grricesit lart e poshte, qe mund ti acaronin nervat, ja kish lene amanet Blushit te dashur, ti beje me se paku blush. Ai i doli zot, posterit, dates se ratifikimit te Beselidhjes dhe tjetersimit te Dekreteve Presidenciale.
Posteri i ri ne te vertet, ndryshe nga ai paraardhsi, deng me detaje heroike, qe nga perzgjedhja e keshtjelles plot drite dhe forcat e erreta rilindese qe sulmonin me kot nga posht, te cilat na kujtonin betejat madheshtore kunder osmanllijve, ishte krej i varfer artistikisht, pa domethenie, krahasuar me kete kompozim viziv.
Zgjedhja e 2 marsit, qe te kujton 2 marsin e “Beselidhjes se Lezhes” ne vitin e larget 1444, konfirmoj qe ky frymor, ka arritur nivelet e trashamanis astronomike.
Vojo Kushi, Mic Sokoli, ta harrojne lavdine. I duken dordolece arash. Te pregatitet Skenderbeu. Dy jave ka afat. Pastaj falmeshnet Kryheroi yne. Lavdi Like Katnarit!
Gjithashtu, qe nga dy marsi, Dekretet Presidenciale s’pinin me uje. Aaaa, ne kete rast, si ve pike fajit. Deri me tani, me dekretet e tij kane fshi bythen.
Qe nga 2 marsi e tutje, kane vlere institucionale te pakontestueshme, vetem Dekrete e Bulevardit! Rrofte Shtetit Bulevardesk!
Pastaj me vone na nxori nje fjetushke, e perpiluar me zgjuarsi sublime, nga pensionistet e Shqupit ne degradim e siper, qe vegjetojne neper zurat e Komitetit Albanez te Helsikut, e cila vertetonte katerciperisht ne menyre shkenco-bashkohore, kategorish pa asnje ekuivok, se Parlamenti s’ka aspak te drejte te beje ligje kushtetuse. Na e tundi e shkundi para syve, ate biçim deshmijet, si per ta na bindur, qe para kesaj soj provet, edhe Gjykata e Hages i çon durt perpjete.
Per konfrontimin verbal, i kishin dhene karta biana te shqyenin gojen vesh me vesh, pa asnji lloj doganet, kategoris se opiumonisteve profesionis, perfshire aty edhe sivellezrit e tyre, komentuesit antikapat mental.
Ne nje njoftim shtese, thuhej: Neqoftese rastesisht, ndonje debil deshiron ti afrohet manovolances, por mund te has veshtirsi pershtatje me Lukunin, eshte i lutur ti drejtohet per sqarime te metejshme, Matufit Dixhital. Ne pamundesi komunikimi, mund te kuvendejne me hashtagun, #PotëDëgjoj. Mos ngurro! Pjesmarrja juaj na nderon!
Mirpo ti deklarosh gjithe keto marrina, me papergjeshmeri pijaneci, kur jane antikushtetuse, s’eshte e lehte. Po s’ke ça ju ban. Kta e kane liçencen e hapun ka here.
Peshperitet nalt e poshte, se Likja i ka kerku Lulashit, me ba ç’mos me çdo çmim, me i gjet nja 10 mije tapalla mental, e me ja pru ne bulevard.
Care je tuj thon mer Like!? Ku n’gop t’somes ti gjej Lulashi, gjith ata mer? Per Pereni, qeke ftof n’tajare tina ! Tamam i kane hije keto fjale, Like Katnarit!
Po me sa para mend i thote, mi sill 10 mije vete. Lulashi, prej 10 mije te mbijetuarve nga milingjiti feninor qe i nga shkonin pas, i ka mbetur, apo si ka mbetur ca syresh. Disa kane perfunduar ne bankat e gjykatave si te pandehur. Shume te tjere mund te kene ikur jashte. Ata qe jane zhdepur nga policet me shkopinj, edhe ajo pak materje gri qe kane pasur shendosh, ju ka mare plasiritje nga te gjitha anet. Zor se e kane me kapacitetin, te dallojne ndryshimin. mes Lulashit, e leshterikut.
Sidoqofte, çdo njeri i arsyeshem e ka te qarte, qe kane veç dy alternativa. O te rrine nen trysnin e pritjes shkateruse, deri sa oficeret gjygjsore ti trokesin ne dere, ose te gjejne rruge te tjera konfrontuese, me te rafinuara disi.
E para eshte vertet, torture sfilitese ekstreme. E dyta, kerkon inteligjenc te sterholle. Fatkeqsihst keta kane zgjedhe variantin e dyte. Ngaqe jane budallenj, ndermjet shume varianteve, per te ruajtur bythet e tyre, perqafuan si zgjidhja ideale, versionin me qesharak: Te veshin tanga, “Beselidhja”!