Liljana Cingu valltare e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Nderuar nga presidenti shqiptar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë në vallen popullore shqiptare. Valltarja e njohur e Ansamblit te Këngëve dhe Valleve Popullore rrëfen karrierën dhe pengjet.
Cilën valle ka interpretuar me shume dhe pse nuk do te pranoje kurrë se po i avitet plakja. Në forme te shkëlqyer edhe pse po i afrohet te 60-ave.
“Lili”, sikurse e thërrasin te njohurit Liljana Cingun, është një nga valltaret shqiptare, që ka krijuar një personalitet te sajin tipik jo vetëm në skene, por edhe jashtë saj. Vitet e saj, te fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që po i mbijeton ende viteve, fale pasionit te saj për vallet e bukura shqiptare.
“Unë në çdo valle jam ndjere e mire, por duke e ditur që im atë është nga Gjakova, e ndjej për detyre dhe si amanet te tim ati, që vallen kosovare ta kërcej dhe ta sjell sikurse ajo është, shume e bukur”, thotë ajo në një interviste për “KJ”, ndërsa bën një apel për te mos banalizuar folklorin, pasurinë e kombit. Me siguri, nëse do te kishte lindur dy dekada me pas, atë do ta shihnim në pasarelat ky zhvillohen konkurset e bukurisë, sepse me te vërtete Liljana Cingu e ka dashuruar te bukuren dhe estetiken.
Ju keni disa vite që jeni shkëputur nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. Me se merreni tani ?
Pavarësisht se në dalim te reja në pension, unë jam shkëputur që në vitin ’97, në moshën 47-vjecare, nga kolektivi i Ansamblit, por jo nga skena dhe profesioni. Individualisht unë rri përditë me këta te rinj dhe merrem edhe me fëmije te vegjël që kane pasion vallen.
Në vitin 1970 në France, Ansambli ka marre çmimin “Gjerdani te Arte”, çmim te cilin e keni tërhequr ju ? Na tregoni diçka me tepër për ketë moment domethënës për karrierën tuaj ?
Është diçka që ia vlen për t’u theksuar, sepse në vitin 1970 ka qene kulmi i Ansamblit. Unë isha e tre, kisha 2-3 vjet pune, ishte rruga e dyte që beja jashtë vendit. Ndjeva emocione te mëdha kur vete presidenti i Festivalit me vendosi në qafe “Gjerdanin e Arte”, ishte një sadisfaksion për vendin tone, për vete Ansamblin shqiptar dhe sigurisht për vete personin tim. Ishte diçka madhështore.
Kjo ishte një nga pikat kulminante që mbani mend, apo te tilla ka shume në jetën tuaj artistike ?
Pikat kulminante, në si artiste kemi plot. Por, ai ishte një moment që i vuri një vule folklorit shqiptar, sepse ishte një gjerdan mes shume shtetesh dhe vete populli francez ishte shume entuziast. Po te flas për kulmet e mia, do te duhet te përmend shume turne jashtë vendit, duke mos prekur Shqipërinë, sepse normal që kulmet e një artisti, që te ngrëne moralisht dhe te shtyjnë për te kërcyer me bukur, janë në vendin e origjinës.
Sa i përket folklorit në ditët tona, në ç’nivel mendoni se është ai tani ?
Unë asistoj neper juritë e festivaleve, jap edhe çmime. Shikoj vlera te mrekullueshme te vendit, shoh artiste që kërcejnë e këndojnë me pasion. Do theksoja që në nuk duhet te banalizojmë folklorin, sipas shprehjeve te disa personave. Nëse mund te themi se 2-3 persona, apo edhe 20-30 e kane bastarduar atë, por duhet te dini që folklori nuk mund te bastardohet kurrë. Nëse dikush do që ta prishe apo ta lere atë në harrese, ta harroje ketë, sepse ai mbetet burimi i popullit tone.
Mund te banalizohet nga një kompozitor që nuk di se ç’është kompozimi dhe bën një kënge, apo nga një koreograf që nuk di ç’është koreografia dhe bën një valle, por kjo nuk ndodh në folklor, sidomos në Ansambël, që është vendi ku ruhen vlerat me te bukura te vendit tone. Nëse daullja bie, klarineta kërcet ; vallja e rende me temperamentin e shqiptareve kurrë nuk do te vdesë.
Cila ka qene vallja me tipike që ju keni kërcyer me me pasion ?
Në çdo krahine, te kërcesh vallet përkatëse ka bukurinë e vete. Unë në çdo valle jam ndjere e mire, sepse kam dhëne nuancat e çdo krahine. Por, duke e ditur që im atë është nga Gjakova, e ndjej për detyre dhe si amanet te tim ati, që vallen kosovare ta kërcej dhe ta sjell sikurse ajo është, shume e bukur. E kam ndjere veten shume mire me te, pavarësisht se në skene kam sjelle te gjitha vallet e trevave shqiptare.
Po sa i përket publikut, cila është vallja me te cilën ju personifikojnë juve me shpesh ?
Publikun e kemi ndjere në çdo valle, që me hapjen e vallëzimit te shqipes, që është simbol i vendit tone, e që ka domethënie edhe për te huajt, pasi është përkrenarja e popullit shqiptar. Është njëlloj sikurse u ngrit flamuri ynë në Bruksel, me anëtarësimin tone në NATO. Është emocionuese, një valle që te bën te kuptosh që në jemi shqiponja në skene.
Rexhep Celiku ka qene partneri juaj historik në valle. Si ka qene bashkëpunime me te ?
Fillimet e mia te karrierës në skenën e Ansamblit, kane qene me te madhin Besim Zekthi, emri i te cilit do mbetet gjithmonë, ndërsa në vazhdim me Rexhepin. Me Xhepin kam afrimitet edhe për shkak se ai është akoma në Ansambël, unë vij përditë këtu, merremi me te rinjtë, shkëmbejmë mendime për vallen etj. Besoj se për publikun ka mbetur lidhja e bukur Zekthi- Cingu-Celiku.
Ka pasur paragjykime në kohen tuaj për valltaret ?
E kam filluar karrierën time që e vogël në Pallatin e Pioniereve, kam qene shume e lidhur me artin dhe sportin. Kam dashur përherë që te jem dikushi në skene, ndoshta edhe stiliste, doja thjesht te isha artiste. Çdo gjë në jetën time ka qene e lidhur me art. Nëse marr një fustan, e pres me duart e mia, e kthej prape në fund e bluze. E di si thoja kur erdhën vitet ’90 ? A te isha edhe njëherë e re, te ngjitesha edhe unë në skene si miss. Uroj regjisoren e pare Vera Grabocken, që e realizoi një spektakël te tille. Në vitet tona këto gjera nuk realizoheshin dot.
Çfarë ka te veçante vallja shqiptare, në raport me vallet tradicionale te popujve te tjerë ?
Qe nga veriu e deri në jug, në kemi brenda temperamentin, lirizmin, epiken, gazmoren, i kemi te përmbledhura te gjitha. Aq me tepër që kemi larmishmeri kostumesh, që janë mahnitur edhe vendet e tjera. Në kemi bere që me një valle, Shqipëria te njihet, aq me tepër tani që në po ecim drejt Evropës. Qe në vitin ’69 unë kam dale jashtë vendit, në një moshe fare te re.
Na pyesnin se çfarë grupi ishim, pasi na ngatërronin me një shtet në Amerike, Albany. Në u tregonim që kufizoheshim me Italinë, Adriatikun, Greqinë dhe me një vend që nuk donim t’ia përmendnim emrin, Serbisë. Ata na thonin: “keni dale nga ai shtet aq i vogël kaq shume talente” ? Kjo ka bere me te vërtete shume jehone, që Shqipëria një pike e vogël, te njihej me vallen dhe këngën neper bote.
Po censurën ose autocensurën e keni vuajtur në kohen e diktaturës ?
Them se izolimi ka qene i tille, që edhe pse dilnim jashtë vendit, ishim me frike. Mes 40 artisteve, 5 ishin sigurimsa te shtetit. Se perse na ruanin, nuk e merrnim vesh. Për me tepër, nëse shihje mrekulli si muzeu i Luvrit, Venecian, Koloseun etj., kur vinim këtu duhet te thoshim “ca kishte atje, nuk kishte asgjë fare”. Në artistet e kemi ndjere me shume izolimin.
Keni pare ndonjë Liljane te re në skene, ndonjë vajze që ju ngjan me veten ?
Nëse do shprehesha kështu, do dilja pak në egoizëm, sikur jam vetëm unë e nuk do dal tjetër si Liljana. Çdo njeri jep maksimumin e vet në skene; nëse unë dhashë maksimumin dhe emri im ka mbetur si një figure e valles, gjithsekush duhet te përpiqet te punoje që ta lere atë emër. Skena ka vend për emrin e te gjithëve. Nëse unë e gjej forcën te kërcej tani, do përpiqem që te jem në harmoni me emrin që kam krijuar, edhe pse në ketë moshe. Unë kërceva pak jave me pare në një spektakël, madje rrugës mora vlerësimet e publikut që me thoshin “Liljana, ti kërceve tamam si atëherë kur ishe 20 vjeçe”. Pavarësisht se mosha bën punën e vet, konsideratat janë një lumturi me e madhe që te bëjnë te ndjehesh me e re.
Megjithatë, vitet ikin, por në nuk dimë se ku i fshini ju ato ?
Besoj se në ketë aspekt kane luajtur rol edhe arti, edhe regjimi, edhe dëshira për te mos e quajtur veten te marre fund. Unë ketë nuk do ta them kurrë, derisa te kem force. Edhe kur shoh njerëz te moshuar që e quajnë veten pleq, nuk me pëlqen. Ndoshta është natyra ime, që jam në levizje gjithmonë. Nëse një dite do te jem me grip, te nesërmen do ngrihem, nuk do te rri në shtrat.
Ju e keni te trashëguar talentin dhe pasionin për vallen. Në familjen tuaj, dimë që ka pasur edhe valltare te tjerë.
Kam pasur dy prindër që kane qene shume artdashës. Me te vërtete ishin te paret neper pista vallëzimi dhe vlerësoheshin nga te njohurit. Në familjen time kemi qene tre motra valltare, unë, motra tjetër që ka kërcyer edhe në artistiken “Migjeni”, po kështu edhe motra tjetër që ka kërcyer edhe në Kombinatin e Tekstileve. Tre valltare në familje, plus nipër e mbesa që kam pasur në skene.
Nuk i jemi ndare valles se folklorit shqiptar. Prindërit fatkeqësisht nuk i kam me, ata janë larguar nga jeta, por ky ka qene edhe një amanet i tyre, që donin te me shihnin në skene. Ata ishin te paret që me shtynë në ketë profesion dhe donin te isha me e mira në skene. Nuk dinin kurrë te me thonin fjalën me te mire. Edhe kur i pyesja “si u duka o mami, ajo me përgjigjej “Si gjithë te tjerët”. Prindërit nuk donin që ta vlerësoja veten me shume se te tjerët dhe ndoshta kjo ndikoi me pas në faktin që unë pata një jetëgjatësi me te madhe në skene.
Po në aktivitete me intime, si neper dasma, festa etj., a shquheni ju për vallëzim ?
Pavarësisht se ke bere një emër në skene, nguroj pak te jem e para në dasma e festa. Duket sikur do përpiqem te shes mend, që unë di te kërcej me bukur se te tjerët. Ngrihem gjithsesi, mund t’u tregoj ndonjë levizje te këmbeve etj.
Po me fëmijët që ushtroni jeni e rrepte, a u bërtisni atyre ndopak ?
Absolutisht jo. Jam kërkuese në levizje, por nuk di t’u bërtas. U them nëse nuk e bën mire do te te ve notën 4, pastaj u them nëse e bën mire, do te te ve 10. Vërej që janë që te vegjël shume te dhëne dhe te apasionuar pas valles.
Çfarë u këshilloni te rinjve që duan te ndjekin rrugën tuaj ?
Si artiste shumëvjeçare në skene, te rinjve u them te punojnë, vetëm te punojnë. Me djerse realizohet ajo që dëshirohet. U uroj kolegeve te mi suksese në koncertet dhe recitalet e tyre.