Lindita Nikolla u zgjodh Kryetarja e Kuvendit e Legjislaturës X të Kuvendit të Shqipërisë me një votim formal sepse mazhoranca e Edi Ramës i ka votat për çdo votim normal
Pas nisjes së votimi për zgjedhjen e Kryetares së re, në këtë sesion të dytë të legjislaturës së re parlamentare, deputetët demokratë kanë zgjedhur një formë simbolike për të shprehur vendimin e tyre kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës në krye të Kuvendit, duke grisur fletën e votimit dhe duke e hedhur përtokë afër kutisë së votimit.
Por në fakt, ajo që bënë deputetët ishin t’i garantonin kryetarit Lulzim Basha se nuk do votonin Nikollën kryetare Kuvendi, ndaj duhet të grisin fletën e ta hidhnin jashtë kutisë duke mos patur asnj♪7 mundësi mashtrimi sikurse ndodhi mme votimin e Gramoz ruçit pra kater vjetësh
Pas debateve të ashpra brenda grupit parlamentarë të PD-së, Basha nuk është i sigurtë cilët i ka pas vetes e cilët janë ata që i kanë kthyer shpinën, tradhëtarët siç do i quante ai, me largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentarë.
Basha edhe pse prej 8 vitesh kryetar humbës i PD, ende nuk e di kush janë ata që e mbështesin dhe ata që ka kundra partisë, e me sa duket po gjen forma e metoda të reja për “riformatim”, ose më saktë pastrim.
Ndërkohë nga ana tjetër Monika Kryemadhi dhe deputetët e partisë së saj votuan normalisht, edhe pse u shprehën kundër kandidaturës së Nikollës. Ndërkohë Sali Berisha dhe Tritan Shehu lanë sallën dhe Agron Duka u paraqit me vonesë./Ekskluzive.al