Ish kryeprokurori, Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg. Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbardhur vendimin ku i hap rrugë edhe rekursit në Gjykatën e Lartë që pritet të bëhet nga avokati mbrojtës i Llallës.
Sipas Apelit të Posaçëm ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka dekluar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.
Gjithashtu ndaj ish kryeprokurit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funskison publik.