Messi dhe Ronaldo janë dy futbollistë shumë të suksesshëm. Po cili ka më shumë pará në llogarinë bankare?
Zakonisht, futbollistë fitojnë pará në mënyra të ndryshme. Sipas Forbes, Messi është futbollisti më i paguar i vitit të kaluar me 92 milionë dollarë. Edhe Ronaldo nuk mund të ankohet me 65 milionë dollarët e tij.
Fitore për Messi-n!
Po për sa i takon investimeve?
Messi ka kontrata me marka të famshme. Ai ka fituar 35 milionë dollarë nga këto kontrata vitin e kaluar. Por fytyra e Ronaldo-s është kudo.
Portugezi ka arkëtuar 44 milionë dollarë vitin e kaluar nga sponsorët. Në fakt, ai fiton më shumë para nga postimet në Instagram, se sa nga rroga që merr nga Juventus-i.
Fitore për Ronaldo-n!
Të kalojmë te pasuritë e patundshme. Messi ka dy shtëpi në Spanjë, një në Argjentinë dhe disa prona të tjera në Francë.
Ndërkohë, pasuritë e patundshme të CR7 kanë një vlerë 47 milionë dollarë. Këtu përfshihen shtëpi në Torino, një apartament në New York dhe një shtëpi në Costa del Sol, Spanjë, me vlerë 2.3 milionë dollarë.
Për sa i takon makinave, koleksioni i argjentinasit përfshin një Ferrari, një Maserati dhe shumë të tjera. I gjithë koleksioni i tij ka një vlerë 3.5 milionë dollarë.
Këtë vit, CR7bleu një Rolls Royce Cullinan për rreth 3.6 milionë dollarë. Ai zotëron edhe një Bugati, një Lamborghini dhe disa Ferrari.
Gjithashtu, ai ka në pronësi edhe një jaht luksoz me vlerë 19 milionë dollarë. Me pak fjalë, të dy yjet e futbollit notojnë në para…
Po kush ka më shumë?
Sipas të dhënave të 2018-ës, Ronaldo ka një pasuri 450 milionë dollarë. Pavarësisht se Messi është më i paguari dhe fitoi më shumë para se CR7 vitin e kaluar, portugezi ka 50 milionë më shumë se argjentinasi.
Ronaldo mbetet mbreti i të ardhurave, por Messi po ngushton diferencat.