Rithemelimi po mban sot një tjetër protestë para bashkisë së Tiranës, të cilës i është bashkuar edhe Argita Malltezi e cila mban të veshur bluzën e stampuar me foton e babait, dhe shkrimin: “Lironi liderin e opozitës” a thua se Sali Berishën e ka arrestuar Erion Veliaj.
Protesta nuk ka asnjë motiv të përcaktuar por kërkohet dorheqja e Veliajt sepse i janë arrestuar dy ish drejtora dhe një drejtor.
Në protest janë mbështetës të tjerë të Rithemelimit e Partisë së Lirisë. Për mbarvajtjen e protestës ka dhe forca të shumta policie përreth bashkisë, teksa të shumta makina me uniforma blu janë në gadishmëri.
Protestuesit kanë hedhur mollë dhe ndezur tymuese. Janë përplasur edhe me policinë.