Tetori vjen me dy ndeshje për Kombëtaren shqiptare, të dyja shumë të kundërta për nga rëndësia. Më 12 tetor presim Çekinë në ‘Air Albania’ për të luajtur një finale me Çekinë, për kualifikimin në Euro 2024. Një fitore e mundshme na siguron matematikisht ëndrrën e madhe.
Më 17 tetor do të luajmë sërish në Tiranë përballë Bullgarisë, por kësaj rradhe për një test miqësor i cili do të jetë i pari për trajnerin Sylvinho që deri tani ka luajtur vetëm ndeshje zyrtare. Braziliani do të ketë mundësinë të eksperimentojë dhe të provojë ide të reja ndaj fqinjve ballkanas.
FSHF ka publikuar edhe listën e përzgjedhur nga trajneri Sylvinho i cili vjen me ndryshime teksa Armando Broja rikthehet me fanellën kuqezi.