Qindra milionë euro para publike kanë shkuar në llogaritë e kompanive private të një rrethi biznesmenësh gjatë vitit 2023, përmes tenderave të përqëndruar, shpeshherë të paracaktuar dhe me kontrata të deformuara.
Në krye qëndrojnë turqit Abdulkadir Kart Serkan Çam bashkëpronarë të kompanisë INTEKAR – ASL që po ndërton tunalin e Llogarasë. Kompani ka marrë nga buxheti i shtetit rreth 80 milionë euro vetëm gjatë vitit 2023.
Kompania 4 A-M e Ardit Metalisë, vetëm gjatë vitit 2023, ka përfituar 35 milionë euro nga buxheti i shtetit, për zbatimin e kontratave për tendera të dyshimtë, të paracaktuar dhe me oferta fituese gati sa fondi limit. Ardit Metaliaj dyshohet se është derivat i oligarkut Bashkim Ulaj. I kapur disa herë me letra false dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave, SPAK ende nuk po arrin të godasë këtë linjë të përvetësimit të parave publike.
Oligarku Rrok Gjoka ka përfituar 28 milionë euro vetëm gjatë vitit 2023 nga buxheti i shtetit. Pas tij vjen Shkëlqim Fusha me 27 milionë euro të përfituara vetëm gjatë vitit të kaluar.
Më pas vjen Lenc Gjikuria, dora grabiqare e Sandër Frangajt, i cili vetëm gjatë vitit 2023 ka përfituar rreth 27 milionë euro para publike me tendera të paracaktuar dhe të diktuar nga ndërhyrjet e paligjshme dhe korruptive të Sandër Nongratës.
Në listën e përfituesve të mëdhenj janë edhe Armand Shara dhe Bledar Dhima, pronarë të kompanisë INFOSOFT SYSTEMS, e cila vetëm gjatë vitit 2023, ka përfituar rreth 25 milionë euro nga buxheti i shtetit. Kompania është lakuar për tendera të dyshimtë.
Listës nuk mund t’i mungonte ‘ujku i vjetër’ i tenderave të dyshimtë dhe i mashtrimit me zbatimin e kontratave, Paqësor Buzi, bashkëpronar i kompanisë G. P. G. Company, e cila ka përfituar për vitin 2023 nga buxheti i shtetit 23 milionë euro. Përmes firmës së ndërtimit G.P.G Company ku është bashkëpronar, Paqsor Buzi ka marrë mbi 100 tendera me vlerë mbi 200 milionë euro, gjatë viteve të fundit.
Kompania Military System Supply Company, me pronar Emiljano Dusha, ka marrë rreth 23 milionë euro gjatë vitit 2023 nga Ministria e Mbrojtjes për furnizim me armatim.
Të dhënat e siguruara nga Prapaskena tregojnë për një skemë të dyshimtë dhe klienteliste mes kupolës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emiljano Dushës me tenderat sekretë për armatim dhe municione.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe sekretarja e përgjithshme Gelardina Prodani kanë diktuar çdo vit dhjetëra milionë euro para publike për kompaninë e Emiljano Dushës, me procedura sekrete dhr me rreth të mbyllur.
Dhjetëra milionë euro euro para publike gjatë vitit 2023 kanë shkuar në xhepat e oligarkut Pëllumb Salillarit, simbol i aferave me tendera, mashtrimit me zbatimin e kontratave, ndërimeve me pa leje dhe korruptimin e zyrtarëve publikë sidomos shefa policie, prokurorë dhe gjyqtarë.
Lista me përfituesit e mëdhenj të parave publike për vitin 2023 vijon me Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka bashkëpronarë të kompanisë GSA shpk, me Artan Sako, pronar i kompanisë 2T, vëllai ish komandantit të Gardës Gramos Sako, Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta të kompanisë ALB-BUILDING, për të vijuar me Bashkim Ulajn, Besnik Halili, Janis Karathano, Petrit Kasapi, Hamz Islamaj, Sadik Ismailaj, Hatice Melek Kurum, Gentjan Sula i Kodrës së Diellit, Vilma Nushi etj.
Kjo listë me përfituesit më të mëdhenj të parave publike duhet të jetë prioritate nga SPAK, i cili në disa raste është invenstuar në mënyrë të padobishme për të ndëshkuar korrupsionin me një murë, arkë peshk, fatura lokalesh etj.